Dardan Sejdiu uron Molliqajn

Dardan Sejdiu uron Molliqajn

Aktuale December 15, 2019 - 17:54
Ish-nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, e ka komentuar dorëheqjen e Ahmetit nga i pari i kësaj partie dhe zgjedhjen e Molliqajt në krye të saj.

Sejdiu, i cili tashmë është jashtë skenën politike, pasi që, ka dhënë dorëheqje menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, nga zgjedhjet e 6 tetorit që u mbajtën në Kosovë, si ish-politikan, ka thënë se i uron të gjitha partitë që janë në skenë politike në Kosovë, e po ashtu e uron edhe tashmë të parin e kësaj partie Dardan Molliqajt, për marrjen e timonit të PSD-së.

Dardan Sejdiu, ka thënë që ai nuk është më aty për të dhënë ndonjë vlerësim tjetër përpos urimit. 

“Nuk jam më unë aty për me dhënë ndonjë vlerësim tjetër, sepse as nuk kam marrë pjesë në atë kuvend, nuk jam më pjesë e këtij subjekti politik, thjesht mundem me komentu si dikush që ka qenë aty, dhe kjo është që ju urojë sukses. Sa i përket ardhjes së Molliqajt në kryet të PSD-së, nuk është e imja me vlerësuar, është e atyre që janë në subjekt, unë vetëm i uroj suksese”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, Sejdiu, e ka vlerësuar vendimin e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, duke thënë që koncentrimi i tij në Prishtinë është i domosdoshëm.

“E presin punë të mëdha dhe i urojë suksese, nëse ka nevojë i ndihmojë diçka siç i kemi ndihmuar si qytetar i Prishtinës është fjala por mbi të gjitha unë thjesht i jam kthyer zanatit të vjetër, ekonomisë dhe financave, dhe në sektorin privat do të jem dhe në skenën politike nga sot e kam kryer komentimin”, është shprehur ai. Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga i pari i Partisë Socialdemokrate, sot në mbledhjen e kuvendit të kësaj partie, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të saj u zogjsh kryetar Daran Molliqaj me 83.7% të votave për./ Insajderi.com