Kaqusha Jashari flet për kryetarin e ri të PSD-së

Kaqusha Jashari flet për kryetarin e ri të PSD-së

Aktuale December 15, 2019 - 18:05

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, mendon se dorëheqja e Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të PSD-së është pranim i përgjegjësisë.

Jashari thotë për Ahmetin se ka angazhime në Komunën e Prishtinës, dorëheqjen e tij nuk e sheh problem për partinë.“Rezultati i zgjedhjeve si parti ishte dëshpërim, nuk patëm mundësi me qenë parti parlamentare, ka dështu koalicioni. Shpend Ahmeti është i angazhuar në Komunën e Prishtinës, Dardan Molliqajn e zgjodhëm drejtues të partisë”, tha Jashari.

E pyetur se a e priste dorëheqjen e Shpend Ahmetit, Jashari theksoi se “partia nuk varet prej kryetarit”.

Më tej, Jashari ka theksuar për Sinjalin se dorëheqjen e Ahmetit e sheh si “pranim të përgjegjësisë”.Jashari tha se PSD ka zgjedhur sot kryetar Dardan Molliqajn. Edhe përkundër propozimeve askush nuk ka pranuar të jetë kundërkandidat.

Jashari ka potencuar se PSD nuk shkrihet në asnjë parti dhe do të vazhdojë si parti e vetme.