Bujar Rogova bën thirrje për të shkuar në luftë në Siri

Bujar Rogova bën thirrje për të shkuar në luftë në Siri

Aktuale janar 13, 2020 - 15:24
Nje video është duke qarkulluar ku Bujar Rugova shihet duke bërë thirrje për të shkuar në lufën në Siri. Ai më tej përmend shkatërrimin e tyrbeve që po bëhen në Siri nga ana e ISIS dhe bën thirrje për të shkuar për të luftuar në Siri.

Bujar Rogova nga Gjakova, i cili ditë më herët është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të mbështetjes ndaj Iranit dhe thirrjes së tij për hakmarrje kundër Amerikës pas vrasjes së gjeneralit, Qasem Soleimani.

Në një video, Bujar Rogova, shihet duke biseduar në rrjetin social Facebook me një person që e quan tezak, ku haptas bën thirrje për të luftuar, në Siri.

“Deri qetash ju prita me ato fjalë jo tezaku jem se jo ti po as ISIS-i n’Bagdad s’ka mujt me më nal e jo ni Safet K…” dëgjohet duke biseduar Bujar Rogova.

Ai më tej përmend shkatërrimin e tyrbeve që po bëhen në Siri nga ana e ISIS dhe bën thirrje për të shkuar për të luftuar në Siri.

“Hajdi bre burra bahmi krejt bashk, shehlert le ta japin fetven se tyrbet e baballarëve po dojn me u shkatërru po dojn me u prish, hajde shkojna ta derdhim gjakun”.

Siç dihet pjesëmarrja në luftëra të huaja apo bashkimi me grupe terroriste jashtë vendit është e ndaluar ashpër me ligje të Republikës së Kosovës ku parashihet dënimi deri në 15 vjet burg.

Indeksonline ka siguruar edhe disa fotografi dhe komunikime të Bujar Rogovës nëpër rrjete sociale ku ai bisedon me persona të ndryshëm.

Image

Madje në një komunikim që bënë me një person me emrin Berlind ai debaton ashpër me të e ku ndër tyë tjera Berlindi e kërcënon duke i thënë “He more hala se din sa njërin e kom myt, jam kan në burg 2013 jam dal e sheh…”

Ndërsa në disa fotografi Bujar Rogova shihet gjithkund mbas vetes e mban edhe djalin e tij dhe shumë persona të tjerë nëpër tyrbe dhe xhami e njëri ndër ta është edhe hoxha kontrovers nga Peja, Drilon Gashi.

Image

Lidhjet e sektit shija në Kosovë me shtetin e Iranit po dalin të jenë të rrezikshme për vendin tonë.

Ky sekt fetar, së bashku me një organizatë të njohur si “Al-Batul”, po zhvillojnë veprimtari të dyshimta në Kosovë. Dy figurat kryesore që po zhvillojnë tash e shumë vite propagandë janë; dhe Ikba lle Berisha-Huduti.

Image

Kjo e fundit, u arrestua para disa ditësh nga Policia e Kosovës nën dyshimin për lidhjet e saj me Iranin dhe thirrjet hakmarrëse ndaj SHBA-së.