Thaçi e Meta bëjnë homazhe në Reçak
Foto: Laura Hasani

Thaçi e Meta bëjnë homazhe në Reçak

Aktuale janar 15, 2020 - 11:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta kanë bëre homazhe në Reçak, me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, ku u masakruan 42 persona, raporton "Zëri.info".

Me këtë rast Thaçi tha se kjo masakër ka qenë krim kundër njerëzimit dhe se drejtësia ndërkombëtare nuk e ka zbardhur atë.

"Jemi së bashku me zotin Meta për të bëtë nderime në Reçak. Masakra e Reçakut është krim kundër njerëzimi. Serbia ka bërë spastrim etnik. Drejtësia ndërkombëtare ka heshtur që të zbardhet kjo masakër. Tendenca ë fshehjes së kësaj masakre është sjellje e mentalitetit Millosheviqit",ka thënë ai.

Në anën tjetër, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se ka qenë përgjegjësi për të marrë pjesë në këto homazhe e për tu përkulur para fëmijëve e të rriturve që janë vrarë.

Ai ka thëne se kjo masakër ka shokuar mbarë botën.

Image