Vetëvendosje në pritje të përgjigjes së LDK-së

Vetëvendosje në pritje të përgjigjes së LDK-së

Aktuale janar 15, 2020 - 13:42

Lëvizja Vetëvendosje është në pritje të përgjigjës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ofertën që ia kanë bërë të dielën në mbrëmje.

Në partinë e Albin Kurtit ende nuk e dinë se kur do t’iu kthejë përgjigje LDK-ja e Isa Mustafës, porse shpresojnë që kjo të ndodhë sa mëshpejt.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë për Gazetën Insajderi se shpresojnë që Lidhja Demokratike e Kosovës t’ua kthejë nëj përgjigje pozitive në ofertën e tyre për marrëveshje për koalicion qeverisës.

“Ne jemi në pritje të përgjigjes së LDK ndaj ofertës tonë. Nuk e di se kur saktësisht do t’i pergjigjen dhe as se cili do të jetë qëndrimi i tyre. Uroj që të kemi përgjigje pozitive në menyre që sa më parë të nisim me punet e medha e të shumta qe po na presin”, ka thënë Haxhiu.