Qeveria nuk po foromohet, studentët e paknaqur protestojnë para Kuvendit, por pengohen nga policia

Qeveria nuk po foromohet, studentët e paknaqur protestojnë para Kuvendit, por pengohen nga policia

Aktuale January 16, 2020 - 11:59
Studentët protestojnë para Qeverisë

Një grup i studentëve ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur paknaqësinë për vonesën e formimit të qeverisë së re, raporton Zëri.info

Përmes një aktiviteti simbolik, studentët kishin dal para objektit të Kuvendit për të protestuar me moton “Boll luajtët me këtë popull” , por që ishin penguar nga Policia.

Studentët e paknaqur me gjendjen aktuale në vend, kanë debatuar me policinë, kur këta të fundit nuk i lejuan ta shënon grafitin para oborrit të Kuvendit, “Boll luajtët me këtë popull”.

Image

“Kush ju urdhëroj që të na ndaloni aktivitetin studentor. Kjo thirrje nuk e ofendon askënd, është thirrje sensibilizuese, por ne nuk do të ndalemi”, thotë organizatorit i protestës i cili nuk u lejua të shkruante grafitin.

Image

Organizatori ka bërë thirrje tek të gjithë studentët që të ngriten në protestë për të kundërshtuar gjendjen aktuale në Kosovë./ZËRI/