Isa Mustafa tregon pse LDK e votoi Glauk Konjufcën më 26 dhjetor

Isa Mustafa tregon pse LDK e votoi Glauk Konjufcën më 26 dhjetor

Aktuale January 16, 2020 - 21:33

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në televizionin publik, ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ndodhi në ditën kur Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit, pa marrëveshje për koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa thotë se ishte e qartë se partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK’së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit.

“E kemi pasur të ditur se kryeparlamentari i takon LDK’së. E vetmja gjë që kishte mbetur të harmonizoheshim ishte zotimi për Presidentin. Lindi një propozim i ri me 23 dhjetor. Ne i tham se ai propozim është kthim mbrapa”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se ditën kur u zgjodh Konjufca kryeparlamentar, LDK nuk mori asnjë përgjigje nga VV’ja dhe se në mbledhjen e Kryesisë së partisë thotë se u bisedua se partia e Albin Kurtit do të propozonte kandidatin e tyre.

“Më 26 dhjetor deri në orën 13 kur e mbajtëm mbledhjen, nuk patëm përgjigje se cfarë do të bëjnë ata, ne konsideruam se VV’ja do ta conte kandidatin e vet. Ne morëm vendim që ta përkrahim që t’i hapim rrugë konstituimit të Kuvendit. Ne kemi llogaritur që nëse ajo bëhet (propozimi i kryeparlamentarit), atëherë VV e heq dorë nga partneriteti”, tha Mustafa.