Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Kundërpërgjigjet VV: Po flisni për vetën kur po na akuzoni se jemi të paaftë për të marrë pushtet!

Kundërpërgjigjet VV: Po flisni për vetën kur po na akuzoni se jemi të paaftë për të marrë pushtet!

Aktuale January 17, 2020 - 09:18

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë zërat se ka munges guximi dhe është e paaftë për të marrë pushtetin.

Zyrtari për informim në LVV Arlind Manxhuka, përmes një reagimi publik duke aluduar tek oponentët politikë të LDK-së dhe anëtarët të shoqërisë civile ka thënë se po flasin për vetën derisa po akuzojnë partinë e Albin Kurtit, për munges vullneti për krijimin e qeverisë.

“Prej koalicionëve super të shpejta ku ndaheshi borde e agjensi tash po debatohet për çdo lëvizje të vogël. Por, natyrshëm, Lëvizja VETËVENDOSJE! s’do të ishte ndryshe po të mos ishte ndryshe dhe në qasje. Ndërkaq ciniket që duan të paraqesin Lëvizjen si të paaftë për të marrë pushtetin, në fakt, janë duke folur më shumë për vetën. Ata me mekanizmat logjik të gjykimit për stilin PAN-ist të qeverisjes duan të gjykojnë paaftësinë e Lëvizjes, nëse ata gjykojnë nga ajo përspektive atëherë po, ne nuk jemi të aftë të qeverisim si ta”, ka thënë Manxhuka, në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

Ndërkohë, një ditë më parë anëtari i kryesisë së LDK-së Skender Hyseni, në një deklaratë dhënë “Gazeta Blic” akuzoi VV-në për munges guximi për të qeverisur me vendin.

Ky zyrtar i LDK-së ka shprehur gatishmëri për të qëndruar edhe në opozitë, duke lënë të hapur rrugën e formimit të qeverisë nga VV me subjektet tjera politike, ndonëse vendimi për vija të kuqe ka qenë i gabuar sipas Hysenit.

“Ne jemi të gatshëm për të qëndruar edhe ne opozitë, nuk e kemi fare problem këtë gjë, Lëvizja Vetëvendosje le të ndërtojë qeverinë me parti tjera, lë të heq vijat e kuqe sepse vendosja e vijave të kuqe është shkurtpamësi poltike në një ambient politik si Kosova, me nje sistem elektoral tersisht proporcional. Unë e kam thënë edhe në LDK që logjika e vijave te kuqe, është vetvetiu përjashtuese, dhe si e tillë bllokon zgjidhjet”, tha Hyseni, duke shtuar se LDK nuk do të lejojë që vendi të futet në bllokadë institucionale, “LDK do të veprojë konform interesave të vendit, jo atyre personale, siç po vepron tani Vetëvendosje, qytetarët kanë treguar vullnetin e tyre në zgjedhje dhe nuk duhet deformuar ai. Lidhja Demokratike e Kosovës si parti institucionaliste dhe serioze do të angazhohet qe të mos lejohet që vendi të futet në bllkadë institucionale.”