Presidenti Thaçi: Skënderbeu personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare

Presidenti Thaçi: Skënderbeu personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare

Aktuale January 17, 2020 - 17:51

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të popullit shqiptar.

Thaçi është shprehur në Facebook, se shumë heronj që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e Skënderbeut.

”Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare dhe bashkimi shpirtëror i popullit tonë, si dhe forcimi i vetëdijes sonë kombëtare, krahas fitoreve të shumta të Skënderbeut, ishin po ashtu fitore shumë të mëdha në epopenë e lavdishme të rezistencës së pashtershme të tij”.