Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
PDK reagon pas lajmit rreth takimit me AAK-në, Nismën dhe AKR-në, për formimin e Qeverisë

PDK reagon pas lajmit rreth takimit me AAK-në, Nismën dhe AKR-në, për formimin e Qeverisë

Aktuale January 18, 2020 - 14:32

Pas publikimit të lajmit se Kadri Veseli, sot, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.

Pas publikimit të lajmit se Kadri Veseli, sot, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës lëshon këtë deklaratë:

“Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar.

Z. Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019.

Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të PDK-së.