Skënder Hyseni: VV duhet të veproi, ne po mbrojmë parimet tona

Skënder Hyseni: VV duhet të veproi, ne po mbrojmë parimet tona

Aktuale January 19, 2020 - 16:53
Të dy subjektet politike që në zgjedhjet e 6 tetorit dolën të parat, nuk po pajtohen me ndarjen e posteve, gjë që ka bllokuar edhe arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës. 

LDK-ja dhe Vetëvendose janë barrikaduar në qëndrimet e tyre karshi njëra tjetrës, duke mos lëvizur nga kërkesat për të lidhur koalicion qeverisë.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë për Gazetën Insajderi, se ata mbetën të përkushtuar për të zgjidhur këtë situatë, porse varet tërësisht nga Vetëvendosje nëse do të ketë takime gjatë kësaj jave apo jo.

“Krejt çka është dashur të thuhet është thënë. Nëse do të ketë takime apo nisma tash varet nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjithsesi Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta zhbllokojë këtë situatë, por nuk është në fuqinë dhe pushtetin e LDK-së kjo punë”, ka thënë Hyseni për Insajderin. 

Të dy subjektet politike që në zgjedhjet e 6 tetorit dolën të parat, nuk po pajtohen me ndarjen e posteve, gjë që ka bllokuar edhe arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës. 

LDK e LVV janë barrikaduar në kërkesat, respektivisht ofertat e tyre për njëra tjetrën, tash e rreth tre muaj.

Mirëpo, Skënder Hyseni, nuk e quan barrikadim pozicionimin e dy partive karshi njëra tjetrës, por mbrojtje e parimeve fundamentale politike.

“Jo, nuk është punë e lëvizjes nga qëndrimet dhe nuk ka kurrfarë barrikadash, është çështje parimesh fundamentale dhe nuk ka asgjë me të shëndetshme në politikë se sa t’i ndjekësh parimet”, ka theksuar Hyseni.

Mospajtimet mes LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje, janë thelluar edhe me shumë pas 26 dhjetorit kur Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit pa një marrëveshje paraprake me partinë e Isa Mustafës.

Kjo ka bërë që LDK-ja të kërkojë kthimin e postit të kryeparlamentarit nga Vetëvendosje, por që një kërkesë e tillë është refuzuar nga partia e udhëhequr nga Albin Kurti.