Privatizimi i parë i “Lamkosit”, më 2005-n

Privatizimi i parë i “Lamkosit”, më 2005-n

Aktuale January 20, 2020 - 09:11
Fabrika për përpunimin e llamarinës së zinkuar “Llamkos” në Vushtrri është privatizuar dy herë, por që në të dyja herë privatizimi pati dështuar

Sipas ankandit, blerësi eventual i “Llamkosit” (Avdullah Kelmendi) nuk do ta ketë për obligim t’i shlyejë borxhet ndaj punëtorëve të fabrikës, të cilëve kompania u ka mbetur borxh për rroga për 10 të dyja rastet privatizimi pati dështuar, shkruan Zëri

“Llamkosi” ka qenë e destinuar për përpunimin e llamarinës dhe për herë të parë ishte privatizuar në vitin 2005, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit me “Spin-Off”-in special. Kjo formë e privatizimit është aplikuar për ndërmarrjet, të cilat janë konsideruar më të mëdha se blerësi. Si rrjedhojë, blerësi nuk ka pasur të drejtë t’ua ndërrojë destinimin e gjithashtu duhej t’i punësonte një numër të caktuar të punëtorëve dhe të realizojë investime të reja. Në vitin 2015 çështjen e “Llamkosit” e kishte marrë në trajtim Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Çështje Ekonomike, e cila edhe e kishte caktuar një administrator, Virtyt Ibrahimagën, për t’i zbatuar procedurat e falimentimit deri në shitje muaj.

Janë më shumë se 750 mijë euro, që vlerësohet se janë obligime të pashlyera ndaj rreth 500 punëtorëve. Në anën tjetër, përkrah kërkesës që të mos i ndryshohet destinimi, punëtorët e “Llamkosit” kërkojnë me ngulm që kompania blerëse t’i punësojë rreth 500 punëtorë, si dhe t’ua paguajë pagat për 10 muaj./Zëri