Albin Kurti i drejtohet popullit me një video-mesazh
Foto: Laura Hasani

Albin Kurti i drejtohet popullit me një video-mesazh

Aktuale January 20, 2020 - 09:54
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video mesazhi, ka bërë të ditur se sot kanë dorëzuar te presidenti Hashim Thaçi, emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë video mesazh, Kurti ka treguar se deri më tani nuk kanë marrëveshje me LDK-në, mirëpo ka theksuar se mund të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Kurti ka përmendur edhe Kadri Veselin duke thënë se më në Kuvend nuk është “Pronto kryeparlamentari, por kryetari i ri Glauk Konjufca”.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë, E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja por kryetari i ri Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.