Blerta Deliu tregon opsionin e hyrjes së PDK’së në Qeveri

Blerta Deliu tregon opsionin e hyrjes së PDK’së në Qeveri

Aktuale January 20, 2020 - 18:54
PDK’ja do të qëndrojë në opozitë dhe nga aty, ta përfaqësojë opozitën.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se mosmarrëveshjet dhe diskursi i zhvilluar tash e tre muaj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka zhgënjyer qytetarët e vendit.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm ta shohin se kush po e mban peng vullnetin e atyre që kanë votuar, ata duhet të jenë të vëmendshëm në zgjedhje që ku ta vendosin votën dhe cili do të ishte përfaqësimi i interesave të tyre. Nuk e besoj që kjo situatë iu konvenon qytetarëvë”, ka deklaruar ajo për Gazetën Insajderi.

Sipas Deliu-Kodrës, pavarësisht çdo opisionin alternativ për krijimin e qeverisë, PDK’ja do të qëndrojë në opozitë dhe nga aty, ta përfaqësojë opozitën.

“Jo, PDK është përcaktuar qartë. Kryetari Veseli është njëri prej liderëve të parë që e ka bërë publike që nga përfundimi i procesit zgjedhor. Është demokratike që nga aty ku na përcaktuar qytetari, ta përfaqësojmë opozitën”, ka shtuar tutje.