Vuçiq tregon se çfarë do bisedojë me Thaçin nesër në Davos

Vuçiq tregon se çfarë do bisedojë me Thaçin nesër në Davos

Aktuale January 20, 2020 - 21:27
Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që nesër të takohen në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.

Ai do të jetë në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, ndërkohë që janë paraparë edhe takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot po nga Davosi se në sesionin e nesërm pret shkëmbim argumentesh me Thaçin gjë që, siç tha ai, “nuk do të jenë të thjeshta dhe të lehta”, por beson se do të mund të realizohet “në tone civilizuese”.

“Këtu jam për të zgjidhur probleme dhe të përfaqësoj qëndrimin e Serbisë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe sigurisht që jo gjithmonë do të jetë i njëjtë me pozitën e organeve të përkohshme në Prishtinë”, tha Vuçiqi.

Thaçi, në ndërkohë, do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.