Thaçi takohet me këshilltarin e Presidentit Trump

Thaçi takohet me këshilltarin e Presidentit Trump

Aktuale January 21, 2020 - 19:52
Thaçi po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos

Presidenti Thaçi në margjina të Forumit Botëror Ekonomik në Davos është takuar edhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O'Brian.

Një takim më këshilltarin e Presidentit Trump sot është raportuar se e ka zhvilluar edhe Presidenti i Serbisë. Këshilltari i Trumpit, Robert O'Brian, mbrëmë ishte edhe pjesë e nënshkrimit të letrës zyrtare në mes të Aviacionit Civil të Kosovës me aviokompaninë “Lufthansa” për linjën e fluturimit Prishtinë – Beograd.

Këtë takim e kanë konfirmuar edhe zyrtar nga ekipi i Thaçit, duke thënë se presidenti Thaçi dhe këshilltari i presidentit Trump kanë biseduar për marrëdhënien speciale në mes të Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për përpjekjet për të arritur një marrëveshje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.