Thaçi pas takimit me këshilltarin e Trumpit: SHBA e domosdoshme për arritjen e paqes me Serbinë

Thaçi pas takimit me këshilltarin e Trumpit: SHBA e domosdoshme për arritjen e paqes me Serbinë

Aktuale January 21, 2020 - 20:19
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, Robert O’Brien, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku po merr pjesë.

Duke publikuar edhe disa fotografi nga takimi, Thaçi tha se roli i SHBA-së është domosdoshmëri për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Një bisedë të mrekullueshme sot kisha edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien. Ne konfirmuam edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe lidhjen speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”.

Kujtojmë që Robert O’Brien ishte pjesëmarrës në nënshkrimin e ujdisë për hapjen e linjës ajrore Kosovë-Serbi, e cila u arrit dje në Ambasadën Amerikane në Gjermani.

Gjatë ditës Thaçi ka takuar edhe  Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovië, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kroacisë si dhe partneritetin strategjik.