Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Muhaxheri për Konjufcën: Të japë dorëheqje, nuk e kemi votuar Papën

Muhaxheri për Konjufcën: Të japë dorëheqje, nuk e kemi votuar Papën

Aktuale January 21, 2020 - 20:55
LDK vazhdon ta kërkojë dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i Kryetarit të Kuvendit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se nëse reflektojnë dy figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, për të pranuar ofertën e LDK-së, qysh nesër do të ketë qeveri të re të vendit.

Muhaxheri ka thënë se nëse VV-ja pranon që LDK-ja të ketë kryeparlamentarin në vitin e parë deri kur të zgjidhet presidenti, “qeveria është shumë lehtë të formohet”.

“Ne jemi pro koalicionit, pro respektit të votës. Ajo që është bë shumë e qartë është që LDK-ja s’ka opsion B. Ka opsion për t’i dhënë vendit qeveri, qeveri të dinjitetshme ku respektohet vota e qytetarëve, vota për LDK-në, për përfaqësim të denjë në qeveri. Mandatarit i takon të refelektojë që këtij vendi t’i jepet shpresë për qeverisje të re e të mirë, e për të zbatuar proceset që e presin. Ne kemi bë të qartë që qojmë parime në Këshill të Përgjithshëm jo letra apo pamflete politike. Kemi kërkuar të vëmë parime. Parimi ka qenë që LDK-ja të ketë një nga tri postet reprezentative, kryetarin e Kuvendit ose presidentin. I kemi bë ofertë gjeneroze që një vit kryeparlamentari t’i takojë LDK-së e kur të zgjidhet presidenti, mandatari t’i kthehet VV-së. Për me arrit një marrëveshje, mandatari është i obliguar edhe me vota edhe me mandatin që ka marrë për të krijuar qeverisje. E ka alternativen. S’po themi që të shkarkohet Konjufca, mund të japë dorëheqje e të marrë poste të tjera. S’kemi votuar Papën, por një kryeparlamentar që mund të ndërrohet. Praktika ka dëshmuar se mund të ndërrohet”, ka thënë ai në Rubikon të KTV’së.

Sipas tij, ky është opsioni më i drejtpërdrejtë që të krijohet qeveria qysh nesër.

“Nëse mandatari e ka marrë seriozisht detyrën për të krijuar qeverinë, me LDK-në e ka të përfunduar marrëveshjen”, ka thënë ai teksa ka shtuar se nuk mund të komunikohet me video-mesazhe.