Vrasja e dëshmitarit të Speciales, Prokuroria i përgjigjet Hagës

Vrasja e dëshmitarit të Speciales, Prokuroria i përgjigjet Hagës

Aktuale January 21, 2020 - 21:18

Kryeprokurori Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj thotë se kjo prokurori nuk ka informata për dëshmitarët e Hagës.

I ndjeri Nazmi Rrustemi dyshohet se ishte dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.Madje këtë e konfirmuan për T7 edhe familja Rrustemi javën e kaluar.

Sipas tyre tre muaj para se të gjendej i vdekur ai ishte intervistuar nga hetues të speciales në cilësinë e dëshmitarit.Por, Prokuroria Speciale ne Kosove nuk janë ne dijeni se i ndjeri ka mundur te jete dëshmitar i Zyres se Prokurorit te Specializuar.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie Blerim Isufaj në një intervistë për T7 thotë se nuk është kompetencë e tyre ruajtja e dëshmitarëve.

Isufaj i cili për herë të parë flet si kryeprokuror për T7 pasi me vota unanime e mori pozitën e kryeprokurorit në fund të vitit të kaluar,  e ka mohuar se në këtë pozitë është përzgjedhur nga politika.

Isufaj po ashtu ka folur edhe për dështimin e shumë aktakuzave të prokurorisë Speciale, teksa ka premtuar rritjen e numrit të prokurorëve në Speciale

Kreu i këtij organi të akuzës ka thënë se bërë gati një koncept dokument për një ri-oroganzim të Prokurorisë Speciale dhe themelimin e tri departamente dhe profilizimin e prokuroreve në të ardhmen.