Rama jep lajmin e madh, për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet parku Fotovoltaik

Rama jep lajmin e madh, për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet parku Fotovoltaik

Aktuale January 22, 2020 - 09:57
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot për herë të parë në zonën e Karavastasë do të ndërtohet parku Fotovoltaik.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bëri me dije se ky park do të ketë si synim prodhimin e energjisë diellore, me një kapacitet prodhues prej 140 megavat.

“Ky vit shënon zgjerimin e hartës së burimeve energjitike të Shqipërisë me investimin në energjinë dillore për Parkun e Parë Fotovoltaik, që do të ndërtohet në zonën e Karavastasë, me një kapacitet prodhues 140 megavat”, ka shkruar Rama.