Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së nesër viziton Kosovën

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së nesër viziton Kosovën

Aktuale January 22, 2020 - 11:05
Andrews do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile që merren me çështjet e sundimit të ligjit.

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka njoftuar se nesër për vizitë në vendin tonë do të qëndrojë zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Jorgan Andrews.

Andrews pritet të takohet me përfaqësuesit e Qeverisë dhe shoqërisë civile.

Po ashtu zëvendës-ndihmës sekretari amerikan do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të një donacioni në vlerë 100 mijë dollarë për Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Zëvendës-ndihmës sekretari i Sh.B.A.-ve (ZNS) Jorgan Andrews do të vizitoj Kosovën për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile të cilët mirren me çështjet e sundimit të ligjit. Gjithashtu, ZNS Andrews do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit (donacionit) në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë”, thuhet në njoftimin për media.