Haradinaj: Nuk kemi komunikim me Kurtin rreth një koalicioni për bashkëqeverisje

Haradinaj: Nuk kemi komunikim me Kurtin rreth një koalicioni për bashkëqeverisje

Aktuale January 22, 2020 - 14:13
Haradinaj ka deklaruar se nuk kanë komunikim me LVV-në dhe as Albin Kurtin për këtë çështje.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për mundësinë e një koalicioni të mundshëm me LVV-në për qeverisje.

Haradinaj ka deklaruar se nuk kanë komunikim me LVV-në dhe as Albin Kurtin për këtë çështje.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje.

Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vet z.Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nuk kanë asnjë lloj komunikimi me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti.