KQZ-ja pranoi raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit
Aktuale
January 22, 2020 - 14:15
Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka priti në takim Anëtaren e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, e cila është edhe Kryesuese e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së.
Ajo shoqërohej nga bashkëpunëtorë dhe nga përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019