Rama dhe Cakaj në Ukrainë, zhvillojnë takime të niveleve të larta politike

Rama dhe Cakaj në Ukrainë, zhvillojnë takime të niveleve të larta politike

Aktuale January 22, 2020 - 14:27
Cakaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se atje kanë zhvilluar takime të niveleve të larta politike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashë me ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Gent Cakaj po qëndrojnë për vizitë në Ukrainë.

Cakaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se atje kanë zhvilluar takime të niveleve të larta politike.

“Gjatë vizitës në Ukrainë zhvilluam takime të niveleve të larta politike, konfirmuam mbështetjen për misionet e OSBE-së në terren dhe vizituam zonat e prekura nga konflikti për të dhënë shembullin e përkushtimit të plotë të Kryesisë së Shqipërisë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në përgjithësi”, shkruan ai.