Shefja e Zyrës së BE-së: Duam të shohim formimin e qeverisë

Shefja e Zyrës së BE-së: Duam të shohim formimin e qeverisë

Aktuale January 22, 2020 - 14:31
Shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, tha se është e interesuar të shohin formimin e Qeverisë së re.

Apostolova pas takimit me përfaqësues të LDK-së, tha se ky është një takim i rregullt që u bëhet të gjitha partive.

“Kjo është një vizitë normale që jemi duke bërë nga të gjitha partitë, nuk ka ndonjë lajm prej nesh”.

“Ne sigurisht që duam të shohim Qeverinë e re të formuar”, ka thënë Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kjo vizitë vjen pas vizitës së djeshme që ia bënë kësaj partie ambasadori amerikan Kosnett dhe ai britanik Abbott.

Dy partitë, LDK-ja dhe VV-ja kanë pasur thirrje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët që të përmbyllin marrëveshjen dhe të krijojnë qeverinë e re.