LDK: Përveç LVV-së nuk kemi opsion tjetër për ta bërë qeverinë

LDK: Përveç LVV-së nuk kemi opsion tjetër për ta bërë qeverinë

Aktuale January 22, 2020 - 16:15
Vjosa Osmani i ka theksuar se opsion i tyre për ta bërë qeverinë është vetëm Vetëvendosja.

Në një prononcim për medie nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për koalicionin e mundshëm mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton “Zëri.info”.

Deklarimet se LDK-ja mund ta bëjë koalicion për qeverisje me ndonjë parti tjetër përveç LVV-së, Osmani i ka hedhur poshtë duke theksuar se opsion i tyre për ta bërë qeverinë është vetëm Vetëvendosja.

“Në kryesi të LDK-së është përcaktuar qartë dhe unanimisht që LDK-ja negocion vetëm me Vetëvendosjen për një qeveri të ardhshme ashtu siç kemi bërë deri tani.

E kemi shprehur qartë që në asnjë mënyë nuk kemi një opsion B. Kemi dalë paa qytetarëve me një opsion dhe ky është i vetmi për të cilin po punojmë”, ka thënë ajo. Osmani ka theksuar se bashkëpunimi i LDK-së me ndonjë parti tjetër nuk do të ishte në të mirë të vendit për shkak që kjo parti u ka dhënë fjalën elektoratit dhe qytetarëve se bashkëpunon vetëm me LVV-në dhe është e rëndësihme që ta mbajë./Zëri