Grenell e thotë troç: Të rinjtë kosovar duan vende pune, e jo grindje politike
FOTO: Laura Hasani

Grenell e thotë troç: Të rinjtë kosovar duan vende pune, e jo grindje politike

Aktuale January 23, 2020 - 12:04
Lexoni detajet!

I dërguar special i Donald Trump për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell në një adresim për media në ambasadën e SHBA-ve, duke iu përgjigjur “Zerit” tha se të rinjtë në gjithë botën, por edhe në Kosovë duan vende punë, dhe nuk janë të interesuar për përleshjet politike që ndodhin raporton "Zeri.info"



 “Ne mund të punojmë me çdokënd, unë nuk jam i interesuar të përfshihem në politik. Në disa mënyra përleshjet politike kanë qenë problem për disa kohë, por ajo që unë jam i interesuar dhe ajo që është e interesuar presidenti Donald Trump është se si ta shtyjmë përpara zhvillimin ekonomik. Shikoni prosperitetin amerikan dhe ekonomia e jonë është në maja. Ne kemi arritur të jemi të suksesshëm në gjetjen e industrive të reja që hyjnë në SHBA. Industritë e tona po rriten sepse ne i kemi ndihmuar bizneset që të rriten dhe koncentrimi i jonë është tek sigurimi i vendeve të punës. Tek sigurimi i të rinjve dhe rikthimi i shpresës për ta”, tha Grenell.

LEXO EDHE: Grenell flet pas takimit me Kurtin, thotë se s'do të përfshihet në politikë

Ai po ashtu theksoi se “të rinjtë kosovar duan vende pune, e jo të dëgjojnë përleshje politike”. ZERI