Virusi kinez mund ta prekë edhe Kosovën, merren masat mbrojtëse

Virusi kinez mund ta prekë edhe Kosovën, merren masat mbrojtëse

Aktuale January 25, 2020 - 08:27
Më 7 janar autoritetet kineze kanë konfirmuar se kanë identifikuar virusin “koronavirus”. Që nga atëherë ky virus është përhapur edhe në shtetet tjera, si në SHBA, në Tajlandë, në Japoni e në Republikën e Koresë. As Kosova nuk është imune ndaj tij, për këtë edhe kanë filluar të merren masa nga institucionet në vend
Image

Më 7 janar autoritetet kineze kanë konrmuar se kanë identikuar virusin “koronavirus”. Që nga atëherë ky virus është përhapur edhe në shtetet tjera, si në SHBA, në Tajlandë, në Japoni e në Republikën e Koresë. As Kosova nuk është imune ndaj tij, për këtë edhe kanë lluar të merren masa nga institucionet në vend, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në shumë shtete të botës ka filluar të përhapet virusi kinez “koronavirus”, i cili deri tani ua ka marrë jetën 26personave.

Ky virus, i cili ka prekur mbi 1 mijë e 700 persona, vlerësohet të jetë ngjitës. Deri më tani ai është përhapur në10 shtete, duke përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, Singaporin, Arabinë Saudite, Vietnamin, Japoninë, Tajlandën e Korenë e Jugut.

As Kosova nuk është imune ndaj tij, njëjtë si shtetet tjeraedhe vendi rrezikohet të preket me virusin kinez.

Për këtë institucionet e vendit janë shprehur se janë tëgatshme për ta menaxhuar gjendjen.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka thënë se në fund të dhjetorit janë informuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin e ri.

Derisa është shprehur se ky institut është në gjendje gatishmërie për ta menaxhuar këtë virus, ai ka thënë se edhe Kosova, njëjtë si shtetet tjera, është e rrezikuar nga ai.
"Fatmirësisht në këtë rast masat janë të ngjashme me masat që ndërmerren kundër gripit dhe të gjitha sëmundjeve respiratore, që përhapen me shpejtësi. Në këtë kontekst edhe Kosova është e rrezikuar njësoj sikurse edhe shtetet e tjera. Për atë IKSHPK-ja prej 31 dhjetorit tashmë është në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare, të cilat përcjellin çdo rast”.

Ramadani ka treguar se virusi “koronavirus” shkakton infeksione respiratore te qytetarët.

“‘Koronavirus’-i është një virus praktikisht që shkakton infeksione edhe në formë pandemike, por që më së shumti infeksione respiratore dhe që në këtë rast ka prekur mushkëritë. Në këtë aspekt ka shënuar disa raste në rajonin e Vuhan në Kinë e pastaj është përhapur me një shpejtësi”, ka thënë ai.

Virusi “koronavirus” e ka origjinën në një treg tëushqimeve të detit në qytetin Vuhan të Kinës, ku u kryen transporte të paligjshme të kafshëve të egra. Ky virus infekton mushkëritë dhe simptomat e tij janë ethet, kollitjae vështirësitë në frymëmarrje.

Zyrtarët kinezë u kanë bërë thirrje rreth 11 milionë banorëve të qytetit Vuhan të mos udhëtojnë jashtë qytetit, si dhe kanë mbyllur transportin e tij publik.

Asnjë kosovar i prekur me virus, kërkohen masa nëaeroporte

Deri më tani asnjë kosovar nuk është prekur me virusin “koronavirus”, i cili po vlerësohet të jetë shumë i rrezikshëm.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënëpër “Zërin” se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshimtë me këtë virus. 

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka dalë edhe me komunikatë për këtë virus. Meqenëse nuk kemi asnjërast, nuk mund të themi asgjë, të shohim në ndërkohë nëse ka. Ne nuk kemi asnjë rast që dyshohet për atë ose raste qëkemi spitalizuar për atë arsye”.

Ajazaj-Berisha ka deklaruar se si staf mjekësor janë tëgatshëm ta menaxhojnë situatën në raste se paraqiten persona të prekur me virusin kinez. 

“Ne si staf mjekësor jemi të gatshëm për çfarëdo gripi të sezonit ose çfarëdovirusi që vjen në Kosovë. Ne jemi të gatshëm për ta menaxhuar situatën në aspektin profesional”, ka shtuar ajo.

Përndryshe, eksperti i shëndetësisë Halil Krasniqi, i cili punon në Gjermani, në një shkrim për “Zërin” ështëshprehur se rreziku në Aeroportin e Prishtinës për këtëvirus është shumë i vogël, për shkak se Kosova nuk ka linjëajrore direkt me qytetin Vuhan ose me qytetet tjera të Kinës dhe kontakti me popullatën kineze është i dendur. Ai ka theksuar se “koronavirus”-i kërkon trajtim adekuat në rast të kontaktit me personat e infektuar, andaj është e rëndësishme preventiva në aeroport, në trajtimin fillestar, izolimi me përgatitjen profesionale të personelit mjekësor e kontrolli i pasagjerëve.

Masat për t’u mbrojtur nga virusi kinez

Nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë në Kosovë është thënë se virusi “koronavirus” është i rrezikshëm në rast të shfaqjes së komplikimeve të sëmundjes, sidomos për personat me imunodeficiencë dhe me sëmundje kronike.

Sipas tij, mundësia e përhapjes së këtij virusi ekziston në çdo vend. 

"Mundësia e përhapjes së këtij virusi ekziston në çdo vend në rast të kontaktit me burimin e infeksionit, siç janë personat që vijnë nga vendet e prekura me këtë virus. IKSHPK-ja është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një “koronavirus” i ri i identifikuar për herë të parë në Vuhan, provinca Hubei në Kinë. Departamenti i Epidemiologjisë bën mbikëqyrjen e rasteve gjatë tërë vitit, dhe përcjell situatën epidemiologjike”, është thënë nga ky institut.

Instituti Kombëtar ka rekomanduar te të gjithë drejtorët rajonalë të shëndetësisë publike dhe te punëtorët shëndetësorë që të ngrenë nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

“Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe nga institucionet tjera shëndetësore publike dhe private brenda 24 orëve (e dëshirueshme sa më parë që është e mundshme me mjetin ekomunikimit më të shpejtë) në qendrat rajonale të shëndetësisë publike dhe IKSHPK”, është thënë më tutje.

Ky institut ka bërë të ditur se në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

IKSHPK-ja ka treguar edhe masat për parandalimin e këtij virusi, që sipas tij janë: shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes, larja e shpeshtë e duarve, shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe i hundës me faculetë, evitimi i vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz e masa të tjera../Zëri