Tahiri u shpall luftë ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe kompanive të papërgjegjshme

Tahiri u shpall luftë ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe kompanive të papërgjegjshme

Aktuale January 25, 2020 - 08:44
Image

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nënshkruar Udhëzuesin për lajmërimin e rasteve korruptive në institucionet publike të Vushtrrisë, në atë mënyrë që secili që jep informacion të saktë për ndonjë rast korruptiv ose mitë do të shpërblehet me 5 mijë euro. Fillon rrënimi i ndërtimeve pa leje, derisa për një kompani të papërgjegjshme është kërkuar të futet në “listën e zezë”. Punimet e ngadalta rrezikojnë sigurinë e qytetarëve në autorrugën Vushtrri – Mitrovicë, shkruan gazeta “Zeri”.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u ka shpallur luftë ndërtimeve pa leje, korrupsionit në institucione publike dhe kompanive të papërgjegjshme.

Për t’i larguar të gjitha dyshimet për korrup- sion dhe mitë në institucionet komunale të Vushtrrisë dhe për t’u mundësuar qytetarëve që kanë njohuri për ndonjë rast korruptiv ta paraqesin me kohë Komuna e Vushtrrisë ka nxjerrë udhë- zuesin për lajmërimin e korrupsionit në të gjitha institucionet publike.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës "Zëri" si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)