Limaj pas tërmetit në Turqi: Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre

Limaj pas tërmetit në Turqi: Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre

Aktuale January 25, 2020 - 09:22

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas tërmetit që ka goditur Turqinë.

Limaj ka thënë se me dhimbje po përcjellë situatën në këtë vend pas tërmetit vdekjeprurës që ka goditur Turqinë.

“Në këto momente të vështira për popullin mik turk, bashkëndjejme me dhimbjen e tyre dhe jemi krah tyre”, ka shkruar Limaj.

Kreu i Nismës i ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky tërmet, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim sa më të shpejtë.

Ndryshe, rreth 20 persona raportohet të kenë vdekur nga kjo fatkeqësi natyrore që ka prekur Turqinë.