Veseli për tërmetin në Elazig: Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë operative Turqisë

Veseli për tërmetin në Elazig: Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë operative Turqisë

Aktuale January 25, 2020 - 09:55

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi që të paktën deri më tani ka shkaktuar 21 viktima.

Veseli ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social Twitter ku ka shprehur pikëllimin e tij për viktimat në Elazig të Turqisë, shkruan lajmi.net.

Veseli gjithashtu është shprehur se Kosova është e gatshme t’i ofrojë Turqisë ndihmë operative dhe kjo është dëshmi e miqësisë të fortë midis dy vendeve.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmet për tërmetin që ka goditur Elazig. Mendja dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Gatishmria e Kosovës për të mbështetur menjëherë me ndihmë operative është dëshmi e fortë e miqësisë tonë me Turqinë.”, ka shkruar Veseli.