Vetëvendosje e LDK, takohen këtë vikend

Vetëvendosje e LDK, takohen këtë vikend

Aktuale January 25, 2020 - 10:24
Lajmi i fundit

Para se të përfundojë afati kohor i ofertës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje, këto dy subjekte pritet të takohen edhe një herë këtë vikend.

Kështu kanë konfirmuar për GazetaBlic nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos e bërë të ditur ditën e takimit. 

Sipas VV-së, zyrtarë të dyja partive kanë konfirmuar një takim të mundshëm këtë vikend.

“Po është thënë që do të ketë në vikend edhe nga zyrtarë të të dy partive. Kur, qysh e tek se di në detaje”, thanë nga Vetëvendosje.

Tutje nga Lidhja Demokratike  e Kosovës, dje u shprehën se ata nuk i ndërrojnë qëndrime e tyre lidhur me ofertën, duke mos hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Të njejtin qëndrim e kanë dhënë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke konmfirmuar edhe njëherë se Glauk Konjufca nuk do të heqë dorë nga posti i të parit të Kuvendit të Kosovës.