A do të ketë takim mes LDK-së dhe VV-së sot? Flasin nga Vetëvendosje!

A do të ketë takim mes LDK-së dhe VV-së sot? Flasin nga Vetëvendosje!

Aktuale January 26, 2020 - 14:18
Flasin zyrtarë nga Vetëvendosje

Edhe pse tashmë disa ditë radhazi është thënë nga zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje se këtë fundjavë do të ketë takime mes dyja subjekteve, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar raporton “Zeri.info”.

Nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë pohuar e as mohuar se një takim i tillë do të mbahet sot. Zyrtari për informim i kësaj partie, Arlind Manxhuka ka thënë për “Zërin” se nuk ka ende informata për një takim të mundshëm mes dy liderëve.

“Nuk kam informacion nëse do të ketë takim apo jo. Nga zyrtar të të dyja subjekteve është thënë se këtyre ditëve do të ketë”, është shprehur Manxhuka. Në anën tjetër mbrëmjen e kaluar u raportua për një takim mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas medieve ky takim u zhvillua në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë, por një gjë e tillë nuk u konfirmua zyrtarisht nga asnjëra parti./ZERI/