Rama niset për takim me Merkelin

Rama niset për takim me Merkelin

Aktuale January 26, 2020 - 17:11
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marr rrugën për në Berlin, ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Rama udhëton për në Berlin, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve.

Kryeministri shqiptar, këtë vizitë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtare në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt”.

Ndryshe, Rama, nuk po udhëton me “Business class”, sipas fotografisë së publikuar nga vet ai, shihet se Kryeministrit shqiptar po qëndron në ulëse të një aeroplani ditorë.