PDK nuk heq dorë nga monumentet dedikuar gjenocidit: Do të jetë prioritet i yni

PDK nuk heq dorë nga monumentet dedikuar gjenocidit: Do të jetë prioritet i yni

Aktuale January 26, 2020 - 21:59
Muzeu i Gjenocidit që ishte planifikuar të ndërtohet në Prishtinë nuk është e sigurt nëse do të realizohet.

Ideja e ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli zor që do të jetësohet.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka deklaruar pasi është shpërndarë Kuvendi, kjo çështje është kthyer në pikën zero, por sipas tij do të jetë prioriteti kryesor i kësaj partie.

Ai fajëson VV e LDK që mandatin e kaluar ishin në opzote

“Vetëvendosje që është një Lëvizje populliste, atë ditë bashkë me LDK-në u ngritën nga ulëset e tyre dhe u larguan nga Kuvendi edhe pse e kanë ditur që një nga pikat kryesore do të jetë edhe propozimi i kryetarit Veseli për ta jetësuar këtë çështje”, ka thënë Bytyqi për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

Pengesë për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, Veseli ka pengesë për lokacionin që e propozoi ka edhe Komunën e Prishtinës që ka plane tjera për ish-Tjegulloren.