Del përgjigja e autopsisë, bëhet i ditur shkaku se nga çka u helmuan çifti

Del përgjigja e autopsisë, bëhet i ditur shkaku se nga çka u helmuan çifti

Aktuale January 27, 2020 - 12:41
Del përgjigja e autopsisë së Rezarta Hajdarit.

Rezarta dhe Olsi Hajdari u helmuan në dhomën e tyre të gjumit, ndërsa e reja ndërroi jetë.

Burime për abcnews bëjnë me dije se çifti u helmua nga monoksidi i karbonit, i cili ka ardhur si pasojë e prushit që mbanin në dhomën e gjumit.

Çifti i sapomartuar u gjetën të helmuar në dhomën e tyre të gjumit pak javë më parë.

Fatkeqësisht Rezarta humbi jetën, ndërsa Olsi arriti të shpëtojë.

Familja e nuses kanë akuzuar se vajza e tyre është helmuar qëllimisht nga të afërmit e Olsit.