Topalli ia huq duke kritikuar VV’në flet për një takim në “selinë e QUINT’it”

Topalli ia huq duke kritikuar VV’në flet për një takim në “selinë e QUINT’it”

Aktuale January 28, 2020 - 14:30
Ish-deputeti i PSD-së, Faton Topalli ka kritikuar ish-partinë e tij

Ish-deputeti i PSD-së, Faton Topalli ka kritikuar ish-partinë e tij, Vetëvendosjen për gjoja një takim të VV-së dhe LDK-së në “selinë e shteteve të QUINT-it”.

Topalli përmes një statusi në Facebook ka shkruar se takimi i dy partive që po mundohen ta formojnë qeverinë në “selinë e shteteve të QUINT-it” flet për mungesën e dinjitetit shtetëror.

Siç dihet, shtetet e QUINT-it nuk kanë “seli” të caktuar por QUINT-i përbehet nga pesë shtete SHBA-ja, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia.

Ish-deputeti i legjislaturës së kaluar është shprehur i indinjuar që VV dhe LDK duhet të marrin një të huaj për të arritur marrëveshjen.

“Mesazhi është që partitë politike shqiptare në këtë rast dy partitë fituese të zgjedhjeve qoftë edhe për një marrëveshje mes veti, duhet pasur gjithnjë një të huaj afër, për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë”, ka shkruar Topalli.