Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Deputeti i VV'së: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, por edhe në opozitë

Deputeti i VV'së: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, por edhe në opozitë

Aktuale January 28, 2020 - 15:10
VV’ja e ka gatishmërinë edhe për të shkuar në zgjedhje të reja

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se Vetëvendosja është e gatshmë që të kalojë edhe në opozitë, nëse nuk arrijnë marrëveshje me LDK’në.

Sipas tij, VV’ja e ka gatishmërinë edhe për të shkuar në zgjedhje të reja, por edhe në opozitë.

 “Ne kemi fituar për të qeverisur me vendin, por në rast se nuk mund të bëjmë marrëveshjen, ne si LVV kemi gatishmërinë edhe për të shkuar në zgjedhje të reja, por edhe njëkohësisht nëse kërkohet nevoja të shkojmë edhe në opozitë”, ka deklaruar Bulliqi.

Ai ka përmendur edhe ofertat që partia e Kurtit i ka bërë LDK’së, por siç thotë se tek partia e Isa Mustafës nuk ka interesim për të qenë pjesë e qeverisjes bashkë me VV-në.

“Ne jemi të interesuar dhe kemi dhënë shembuj konkretë siç është rasti me lëshimet që i kemi bërë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe lëshimet me Ministritë tjera. E kemi ofruar mandej edhe çështjen e rritjes së numrit të ministrive, vetëm që të plotësohen apetitet e LDK-së. Po shohim që këtu ka ende hezitime nga LDK, ne nuk kemi çfarë të japim më tutje që të mund të realizohet kjo marrëveshje. Unë shpresoj që duhet folur me arsye duhet kthyer shpresën qytetarëve sepse ata kanë dhënë verdiktin e tyre që të qeverinë këto dy parti”, ka thënë ai për FrontOnline.