Mustafa: Kurti i ka thirrë ambasadorët, oferta jonë mbetet e njëjtë

Mustafa: Kurti i ka thirrë ambasadorët, oferta jonë mbetet e njëjtë

Aktuale January 28, 2020 - 16:53

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, ku pas pak minutave është planifikuar të mbahet takimi me ambasadorët e shteteve të Quint-it theksoi se LDK-ja i qëndron mbrapa ofertës së bërë javë më parë raporton “Zeri.info”.

I pyetur nga mediat nëse do të vijnë ambasadorët në takim, i pari i LDK-së, ka deklaruar se nuk e di se a do të shkojnë në takim ambasadorët, pasi që ai thotë se ata janë thirrur nga lideri i LV-së, Albin Kurti.

“Na nuk e dime nëse vijnë apo jo, ata i ka thirrë z. Kurti edhe sa i përket qëndrimeve ne i kemi dhënë ofertën tonë është oferta më e mirë që i jep pushtet të barabartë të dy partive”, nënvizoi Mustafa. 

Ndërkohë deri më tani në Kuvend ka arritur vetëm Isa Mustafa, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Bislimi/ZERI