Ambasadorët e huaj shkojnë në Kuvend

Ambasadorët e huaj shkojnë në Kuvend

Aktuale January 28, 2020 - 17:48

Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë filluar takimin në ora 17:00.

Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe Nikolas Abott, por edhe ai gjerman janë parë duke hyrë tek zyra e BE-së shefes se BE-së, Natalyia Apostolova, raporton Ekonomia Online.Nuk dihet ende nëse të njëjtit do të shkojnë në takim me Mustafën e Kurtin.

Shtetet e QUINT-it gjatë ditës u deklaruan kundër ndërhyrjes në procesin e formimit të qeverisë, por si duket ndihma e tyre është e domosdoshme, pasi që dy partitë nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pushtetit.