Ramush Haradinaj viziton policin e plagosur mbrëmë në Zhur

Ramush Haradinaj viziton policin e plagosur mbrëmë në Zhur

Aktuale January 29, 2020 - 13:17

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka vizituar sot Artur Mrasonin pjesëtarë i policisë së Kosovës i njësisë Antidrogë i cili është plagosur mbrëmë nga shpërthimi i eksplozivit në fshatin Zhur të Prizrenit, raporton “Zëri.info”.

“Për sa i përket pjesëtarit të policisë që është duke u trajtuar ne vend nuk do ti mungojë asgjë. Që është nevoja do ta dërgojmë për trajtim edhe jashtë vendit”, ka thënë Haradinaj.

Mbrëmë në fshatin Zhur të Prizrenit ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një i dyshuar ka vendosur eksploziv në shtëpinë e tij dhe gjatë momentit kur të njëjtit po kryenin një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, eksplozivi shpërtheu duke lënë kështu të vdekur një polic dhe të lënduar dy të tjerë. I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe një fëmijë./ZËRI