Vazhdon “copëtimi” e buxhetit, Qeveria pritet të ndajë para edhe për këtë kategori
Foto: Laura Hasani

Vazhdon “copëtimi” e buxhetit, Qeveria pritet të ndajë para edhe për këtë kategori

Aktuale January 29, 2020 - 13:33
Këtë gjë e ka pohuar sot kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bërë njërit prej policëve të plagosur mbrëmë me eksploziv në fshatin Zhur

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës e cilat pritet të mbahet nga ora 14:00, pritet të merret vendim për ndarjen e një pensioni për familjet e policëve të rënë në detyrë, raporton “Zëri.info”.

Këtë gjë e ka pohuar sot kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bërë njërit prej policëve të plagosur mbrëmë me eksploziv në fshatin Zhur të Prizrenit. “Sot do të marrim vendim që policive të rënë në detyrë krahas pensionit që e marrin pra familjet. Është një shumë e respektueshme për secilën familje të çdo polici të rënë në detyrë”, ka konfirmuar Haradinaj.

Mbrëmë në fshatin Zhur të Prizrenit ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një i dyshuar ka vendosur eksploziv në shtëpinë e tij dhe gjatë momentit kur të njëjtit po kryenin një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, eksplozivi shpërtheu duke lënë kështu të vdekur një polic dhe të lënduar dy të tjerë. I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe një fëmijë./ZËRI