Thaçi e shpall policin Sami Thaqi 'Hero i Kosovës'

Thaçi e shpall policin Sami Thaqi 'Hero i Kosovës'

Aktuale January 29, 2020 - 14:57

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim thaçi ka shpallur "Hero i Kosovës", policin e vrarë dje gjatë ushtrimit të detyrës në Zhur të Prizrenit.

Policit Sami Thaqi sot i jepet lamtumira e fundit, përcjell "Zëri.info".

"Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”.

Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë. HTH", ka shkruar Thaçi.