Nesër ditë zie në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Nesër ditë zie në Kosovë

Aktuale January 29, 2020 - 16:15
Presidenti shpall të enjten ditë zie në nderim të policit Sami Thaq

President i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur të ejten ditë zie në Kosovë.

"Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, ka shpallur ditën e enjte, më 30 janar 2020, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror", thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Zëri.info

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi. “Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës.

Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.