Borrell thotë se rinisja e dialogut është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi

Borrell thotë se rinisja e dialogut është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi

Aktuale January 29, 2020 - 19:08
Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian nesër viziton Kosovën

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet i tij sa të jetë në këtë pozitë.

Ai ka treguar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës së tij sa do të qëndrojë në dy kryeqytetet nesër.

“Po angazhohem fort që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të rinisë dhe për këtë do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë si të paratë vende në rajon gjatë kësaj jave”, ka shkruar Borrell në Twitter.