Meta: Protestë më 2 Mars, kundër grushtit të shtetit të qeverisë Rama

Meta: Protestë më 2 Mars, kundër grushtit të shtetit të qeverisë Rama

Aktuale February 19, 2020 - 18:13

Pasditja e 2 marsit do të shënojë aktin e parë të paprecend të një kryetari shteti.

Presidenti Ilir Meta do dalë nga zyra e tij për t’u zhvendosur pak metra më tej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ndërmarrë aktin e parë kundër atij që e ai e cilëson si grusht shteti.

“Më 2 mars firmoset dekreti i parë për SHPARTALLIMIN E PLOTË TË GRUSHTIT TË SHTETIT, përpara popullit shqiptar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të lidhim një BESËLIDHJE për të çmontuar njëherë e mirë regjimin e mafiozëve dhe oligarkëve. Të gjitha institucionet që janë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do t’i kthehen popullit shqiptar! Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porositin poture të gjera!”, shprehet Meta.

Ilir Meta akuzoi si ideator dhe organizator të grushtit të shtetit drejtpërdrejt Edi Ramën.

“Kryeministri është organizatori ideatori dhe përgjegjësi i këtij puçi të shtetit dhe do jetë përgjegjësi para organeve të reja dhe popullit, pas triumfit mbi grushtin e shtetit”.

Pjesë të grushtit te shtetit, Ilir Meta bëri edhe ndërkombëtarët.

Në provat e reja të bëra publike, Ilir Meta, akuzoi mazhorancën për plagjaturë të ormulës së re të betimit të anëtarëve të Kushtetueses, ndërsa renditi një seri institucionesh mes tyre KED-në, të cilat nuk kanë dhënë mendim apo janë shprehur kundër mekanizmit të ri zhbllokues të socialistëve.

“Duartrokas Dvoranin këtu se ka thënë të vërtetën”.

Presidenti bëri me dije se i ka kërkuar sqarime qendrës së botimeve zyrtare për mungesën e aktit të botimit në fletoren zyrtare të Arta Vorpsit si anëtare e Kushtetueses./tch