Qeveria anulon konkursin e shpallur nga zyra e Koordinatorit Hoti

Qeveria anulon konkursin e shpallur nga zyra e Koordinatorit Hoti

Aktuale February 19, 2020 - 22:34

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të anulojë një konkurs të hapur më 25 janar nga Zyra e Rexhep Hotit, Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili u shkarkua javën e kaluar.

“Anulohet konkursi për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta (MSHV) e publikuar nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport me datë 25 janar 2020. Anulimi bazohet në vendimin e Qeverisë Nr.02/02 të datës 12.02.2020”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës, duke iu referuar vendimit të datës 12 shkurt, kur qeveria e re mori vendimin për shkarkim të koordinatorëve nacionalë, në mesin e të cilëve ishte edhe Hoti.

Nga pjesëmarrësit në konkurs, qeveria ka kërkuar mirëkuptim.