Kurti së shpejti do të shkarkojë bordin e SHSKUK-së

Kurti së shpejti do të shkarkojë bordin e SHSKUK-së

Aktuale February 24, 2020 - 11:24

Qeveria e Kosovës pritet të shkarkojë edhe bordin e Shërbimit Spitalorë Klinikë e Universitarë të Kosovës.

“Zëri” ka mësuar se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, kryeministri Kurti do të shkarkojë bordin e SHSKUK-së, i cili kryesohet nga Naser Ramadani, i cili njëherësh është edhe drejtor në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

Lajmi për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së, po qarkullon edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bordi i SHSKUK-së, aktualisht është duke funksionuar me pesë anëtarë, ndonëse do të duhej t’i kishte shtatë sipas statutit./Zëri/