Bërnabiq e pret fotografinë ku shihet Kurti

Bërnabiq e pret fotografinë ku shihet Kurti

Aktuale February 24, 2020 - 12:30

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nga Samiti i Londrës e ka njoftuar popullin e saj për prioritetet e Serbisë. Postimin e ka shoqëruar me fotografi, ku duhet se e ka prerë një pjesë të saj sepse krah saj ishte kryeministri Albin Kurti.

Bërnabiq ka shkruar se bashkëpunimi rajonal është një nga prioritetet e Serbisë, ndërsa nga fotografitë e publikuara është kujdesur që afër sa të mos duket Kryeministri kosovar.

“Në një samit për investime të BERZH’it. Për Serbinë, kohezioni dhe bashkëpunimi rajonal janë prioritete dhe faktor kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomikë si dhe perspektiven ekonomike”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

Në Londër po mbahet samiti për investime në Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Aty po merr pjesë për herë të parë kryeministri Kurti, të cilit janë rezervuar të gjitha ulëset afër Bërnabiqit.