Sveçla: Bashkëpunimi rajonal ndihmon mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë

Sveçla: Bashkëpunimi rajonal ndihmon mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë

Aktuale February 24, 2020 - 14:06

Zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim një delegacion të udhëhequr nga Merijn Hartog, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë Evropiane, të shoqëruar nga Peter Vanhoutte dhe Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave.

Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve, bashkëpunimit dhe kulturës së mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore (DECOS).

Projekti në fjalë ka për qëllim të fuqizojë parlamentet, organizatat e shoqërisë civile dhe rolin e tyre në mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë.

Në këtë takim, u bë e ditur se me anë të këtij projekti do të ngritën kapacitetet dhe do të rritet bashkëpunimi i mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore.

Me këtë rast, Xhelal Sveçla, e informoi delegacionin rreth ndryshimeve të fundit në ekzekutiv dhe legjislaturë, si dhe ofroi bashkëpunim të plotë në të ardhmen.

Projekti DECOS cak ka aktërë të ndryshëm të mbikëqyrjes si: parlamentarë, me theks të veçante ata nga komisionet për punë të brendshme, të mbrojtjes dhe të komisionit mbi inteligjencën/sigurinë kombëtare, institucionet e Avokatit të Popullit dhe të Auditorit Kombëtar, OJQ-të, etj.

Projekti DECOS financohet nga MPJ e Holandës dhe do të zgjasë tri vite.

Image